Shkodra, e para për vjedhje energjie në 2024 – 111 milionë lekë dëm ekonomik nga 507 abonentë…

Shpërndaje

Gjatë vitit 2024, janë faturuar gjithsej 111 milionë lekë si dëm ekonomik nga vjedhja e energjisë elektrike, nga ana e 507 abonentëve në të gjithë vendin. Këto dëme janë rezultat i ndërhyrjeve të paligjshme në matësit e energjisë, lidhjeve të paautorizuara në rrjet apo manipulimeve të pajisjeve matëse.

Rajoni i Shkodrës mban vendin e parë për numrin më të lartë të rasteve, me 143 abonentë të kapur në shkelje. Pas saj renditen Kukësi me 86 raste dhe Burreli me 64. Ndërkohë, shkeljet më të pakta janë regjistruar në Berat dhe Korçë, përkatësisht me 9 raste.

Edhe pse numri i shkelësve është rritur krahasuar me vitin 2023 (nga 507 në 680), vlera e dëmit ekonomik është më e ulët – nga 197 milionë lekë vitin e kaluar në 111 milionë lekë këtë vit.

Që prej vitit 2020, penalizimi për vjedhjen e energjisë elektrike bëhet përmes të ashtuquajturës “gjobë kilovatësh”, duke konvertuar sasinë e energjisë së vjedhur në vlerë monetare. Ndërkohë, çdo abonent ka të drejtë të ankimojë faturën pranë OSHEE-së ose Entit Rregullator të Energjisë, nëse konsideron se penalizimi është i padrejtë./RealitetiPost

Shpërndaje