“Shkodra, bombë me sahat”, Rama apel të fortë shkodranëve: Respektoni masat, situata është shumë delikate! 

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë një apel të fortë të gjithë qytetarëve shkodranë, që të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojnë me përpikmëri masat e marra kundër koronavirusit.

Në një komunikim përmes “Facebook-ut”, kreu i qeverisë deklaroi se Shkodra është kthyer në një bombë të kurdisur me sahat, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, duke shtuar se do të bëjë gjithçka për të këputur zinxhirin e infeksionit.

“Dua t’iu bëj apel gjithë banorëve të shkodrës: Ju lutem shumë bëni kujdes maksimal dhe respketoni rregullat, se është kthyer Shkdora në një bombë të kuridusr me sahat. Ne po punpjmë shumë fort për të bërë gjithcka mundemi për të këputur zinxhirin e infeksionit, por në fund të ditës është disiplina e hekurt dhe masat e vet banorëve.

Do mundohemi të izolojmë të gjithë të dyshuarit. Situata është shumë delikate. Ajo që ka rëndësi të thuhet edhe njëherë është fakti se kemi të bëjmë me një rezultat për të cilin të gjithë duhet të jemi shumë të vetëdijshëm dhe shumë të inkurajuar, një rezultat shumë pozitiv”, tha Rama.