Shkodra asnjë rast me koronavirus sot, Ademi: Janë kryer 29 teste, por përgjigjet kanë ardhur për 16

Shpërndaje

Shkodra nuk kishte asnjë rast pozitiv sot me Covid 19. Por kryebashkiakja Voltana Ademi për Rtv Ora thotë se nga 29 teste të kryera gjatë ditës së djeshme përgjigjet kanë ardhur për vetëm 16 dhe për 13 të tjera nuk dihet ende rezultati.

Ndërkohë sot janë kryer 37 analiza të tjera.

Voltana Ademi: Nga informacioni zyrtar që kemi nga komisioni i emergjencës civile, kemi pritur rezultatet për 29 testet e bëra dje dhe përgjigjet kanë ardhur vetëm për 16. Diferenca  prej 13 testimesh të tjera akoma nuk ka ardhur. Nuk ka qenë e mundur të kemi të gjitha përgjigjet sot. Shpresoj që deri në darkë të kemi përgjigje. Nuk kam informacion se ku janë bërë, edhe sot janë bërë 37 të tjera.

Ajo çfarë vërehet dy javët e fundit në Shkodër është se edhe pse kemi rritur masat dhe ka ndërgjegjësim të qytetarëve, ka një rritje të numrit të atyre që dalin pozitiv. Kjo është si pasojë e rritjes së numrit të testimeve, edhe pse jo ndonjë numër i madh.

Shpërndaje