Përfshihet nga flakët gjatë orëve të natës një pallat në sheshin “Demokracia” në qytetin e Shkodrës.
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy lokale dhe fasada e pallatit.
Dyshohet se zjarri ka rënë fillimisht në ashensor e më pas është përhapur në të gjithë pallatin.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.