Shkoder/ Zgjidhje të shumta martesore gjatë vitit 2023,  avokati Brunga apel çifteve :  Mos përçoni urrejte tek fëmijët!…

Shpërndaje

2023, u regjistruan 328 çeshtje me objekt “zgjidhje  martese” / Bungaja  apel çifteve: Mos përçoni urrejte tek fëmijët !

Viti 2023 ka vijuar me raste të shtuara të zgjidhjeve martesore. Sipas avokatit Ardjan Brunga, arsyet janë të ndryshme, por kryesore mbetet gjendja ekonomike

Ajo që bie në sy është ulja e rasteve të dhunës në familje. Për avokatët ndikim ka patur zbatimi rigoroz i ligjit, ku për çdo rast dhunuesit janë ndëshkuar me burg.

Mesazhi i drejtohet  familjeve që janë në proces dicorvi, por që kanë edhe fëmijë. “Mos ndikoni negativisht tek të vegjlit, mos i rrisni me urrejtje ndaj njërit prind! “,  është apeli që Brunga u drejton çifteve.

Në vitin që lamë pas, Gjykata e shkallës së parë, juridiksioni Shkodër, ka gjykuar 328 çështje me objekt zgjidhje martese, ku vetëm 8 prej tyre kanë  qenë me kërkesë të dy palëve.

Shpërndaje