Bashkia Shkodër vijon punën për ndërtimin e molit pranë urës së vjetër të Bunës. Punimet për këtë mol kanë nisur prej 3 muajsh ndërsa puna vijon intensivisht çdo ditë. Në përfundim të punimeve, ky mol do të jetë I treti pas atij në Zogaj dhe Shirokë.
Kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci ka shpërndarë në “Facebook” një video të punimeve që janë kryer gjatë kësaj kohe ndërsa shkruan:
“Në hyrjen e Shkodrës, pranë Urës së Bunës, aty ku vijon puna me ritme të shpejta për ndërtimin e molit, i treti pas atij në Zogaj dhe Shirokë.
Kjo ndërhyrje është në harmoni të plotë me projektin e hyrjes së Shkodrës, që tashmë është në proces”
Kujtojmë se pak ditë më parë, bashkia Shkodër bëri të ditur se Fondi Shqiptar I Zhvillimit ka nisur procedurën e tenderimit për fazën e parë të projektit të hyrjes së Shkodrës me një fond prej 500 milion lekësh. Projekti do të përfshijë pikërish zonën ku po punohet aktualisht, që është ballina ujore pranë urës së vjetër të Bunës. Pjesë e projektit do të jetë edhe hapësira e dedikuar për këmbësorët dhe biçikletat. Pritet që ky projekt t’I japë kësaj zone një tjetër dimension duke e bërë hyrjen e qytetit dinjitoze për çdo banor por edhe turist që kalon përmes këtij aksi.