Shkodër/ Vijojnë kontrollet masive të territorit, nga toka dhe ajri, si dhe megaoperacionet policore kundër tentativave për të kultivuar cannabis sativa…

Shpërndaje

Në qarkun Shkodër, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 4-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në fshatin Sumë, njësia administrative Pult, u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të Policisë vijojnë veprimet e thelluara për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Alpe të pastra” vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Policia e Shtetit apelon vendosmërisht për qytetarët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë çdo rast kur mund të kenë indicie për të.

Shpërndaje