Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër vunë në pranga shtetasin Gj. M., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu gjet në banesë, një biçikletë e denoncuar dje, e vjedhur në lagjen “Partizani”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në fshatin Vermosh, pasi përpara banesës, i janë gjetur grumbuj inertesh që dyshohet se janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin, nga gërryerja e lumit të fshatit.
Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 42 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, pasi në dalje të vendit, ka paraqitur një dokument identifikimi dhe një leje drejtimi, të shtetit të Sllovakisë, që dyshohet se janë false.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.