Shkodër/ Vihen në punë semaforët, pas instalimit të llambave, testohen dhe vihen në funksion…

Shpërndaje

Këtë të shtunë, pritet të përfundojë instalimi i semaforëve të parë në qytetin e Shkodrës. Ditën e sotme ka përfunduar vendosja e llambave 3 ngjyrëshe në kryqëzimet e para, ku do të vendosen për të vijuar me lidhjen e pultit të komandimit.

Në vijim do të nisë testimi i semaforëve dhe vënia e tyre në funksionim. Instalimi i tyre pritet të ketë ndikim në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve motorike dhe këmbësorëve në kryqëzimet kryesore të Shkodrës.

Në vitin 2002, në disa kryqëzime të Shkodrës u vendosën disa semaforë, të cilët e patën jetën mjaft të shkurtër për t’u hequr disa vite më pas si jo funksionalë. Në vend të semaforëve, u vendosën rrethrrotullime, por që në disa zona të qytetit nuk janë efikasë duke shkaktuar probleme me qarkullimin. Tashmë, pritet të testohet efikasiteti i tyre me instalimin që sot pritet të përfundojë dhe të jetë funksional.

Shpërndaje