DVP Shkodër/Vihen në pranga 5 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor në bulevardin “Skënderbeu”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin britanik M. O., 23 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, për shkak të humbjes së kontrollit, ka përplasur një automjet të ndaluar në rrugë.
Këta specialistë gjithashtu:
-arrestuan shtetasin K. L., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 60 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit. Si pasojë, ky shtetas është dëmtuar lehtë.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit Gj. Sh., 36 vjeç, E. B., 23 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin T. P., 23 vjeç, të gjithë banues në Shkodër, pasi kanë kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë të cilët kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. G., 70 vjeç, banues në Himarë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja S. L., 71 vjeçe, banuese në Shkodër, se ky shtetas nuk ka tjetërsuar pronësinë e një banese, për blerjen e së cilës ka paguar 71-vjeçarja.
Në Postën e Policisë Velipojë ka kallëzuar shtetasja M. N., 74 vjeçe, se gjatë natës janë vjedhur disa sende me vlerë të vogël, në banesën e djalit të saj, në fshatin Pulaj. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.