Shkodër/ Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas…

Shpërndaje

DVP Shkodër/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e një tjetri, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me datë 09.04.2024, për një aksident në lagjen “Vasil Shanto”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin F. H., 75 vjeç. Shtetasja B. K., 21 vjeçe, drejtuese e motorit elektrik që u përplas nga automjeti i 75-vjeçarit, është dërguar për asistencë mjekësore, në Spitalin e Traumës.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit N. B., 50 vjeç dhe A. M., 51 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin E. T., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër po punojnë për kapjen e shtetasit K. Q., 22 vjeç, banues në fshatin Kir, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 33-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje