Prej dy ditësh po njeh rënie numri I personave ditorë të infektuar me COVID-19 në Shkodër. Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit ka k
onfirmuar vetëm një person pozitiv me koronavirus, duke e çuar numrin e të infektuarve aktivë në 187 persona.
Prej përhapjes së pandemisë, virusi në Shkodër ka prekur 482 persona dhe janë shënuar deri më tani 17 viktima.
Nga bilanci I deritanishëm, qarku verior renditet e treti në të gjithë vendin për nga numri I të infektuarve pas Tiranës dhe Durrësit dhe I dyti për nga bilanci I fataliteteve, menjëherë pas Tiranës.
Sa I takon rasteve aktive, 179 është numri I banorëve në të gjitha bashkitë që janë të izoluar në banesa ndërsa tetë janë pacientë të hospitalizuar të cilët po marrin mjekim nga mjekët në Tiranë.
Situata në Shkodër edhe pse me një numër të konsiderueshëm të personave të infektuar me Koronavirus duket se është nën kontrollin e institucioneve përgjegjëse. Çdo ditë grupi I taskforcës në Shkodër I përbërë nga Instituti Shtetëror Shëndetësor, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Autoriteti Kombëtar I Ushqimit por jo vetëm ushtrojnë kontrolle tek subjektet tregtare në Shkodër nëse po zbatohet protokolli I sigurisë I përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë për të minimizuar rriskun e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Një nga problematikat që vihet re është fakti se të shumtë në numër janë qytetarët të cilët nuk I marrin seriozisht ëkshillat e mjekëve dhe nuk respktojnë distancën fizike duke bërë kështu që të jenë më të ekspozuar përballë COVID-19.