Ura e Kirit ne Shkoder 38 vite pas ndertimit te saj, ka nisur degradimin ne kembet e saj.
Banoret te shqetesuar apelojne qe te reagohet nga ana e autoritetit rrugor rajoni veriut qe te veje dore perpara se te ndodhe ndonje tragjedi.
Drejtuesit e mjete qe e pershkojne cdo dite kete ure thone se rreziku per tu perseritur nje tragjedi si ajo ne Genova eshte i larte, nese institucionet nuk marrin masa.
Rikthimi i reshjeve dhe ngricave rrezikon akoma me shume kembet e ures te cilat ne shume vende tashme jane zhveshur duke lene telat si te vetmen mundesi mbrojtje. Mbi ure kalon edhe hekurudha, e cila shton pergjegjesine e institucioneve per mirembajtjen e saj.
Apeli i drejtohet autoritetit verior te rrugeve qe te inspektoje me inxhineret e fushes demtimet qe jane bere ne kembet e ures dhe te marre masat perkatese.Banoret paralajmerojne protesta dhe bllokim te ures ne rast se nuk do te kete nderhyrje..