Shkodër, Studiuesi Agim Baçi kritikon reformat arsimore…

Shpërndaje

Studiuesi dhe kritiku letrar Agim Baçi i ftuar në Shkodër nga një grup të rinjsh për të zhvilluar një bisedë ndër të tjera u ndal tek arsimi në Shqipëri duke qenë se festojmë 7 marsin, ditën e mësuesit. Studiuesi Baçi kritikoi reformat në arsimin shqiptar duke thënë se figura e mësuesit është degraduar.

Studiuesi Baçi vlerësoi edhe kontributin e nënave shqiptare duke qenë se festohet edhe 8 marsi, dita e gruas duke kërkuar që nënat shqiptare të mos kujtohen vetëm një ditë por gjatë gjithë vitit.

Të rinjtë e pranishëm drejtuan pyetje të ndryshme rreth punës të studiuesit Baçi ndërsa bashkëbiseduan me të për tema nga më të ndryshmet por edhe sfidat që ka rinia sot.

Shpërndaje