Shkodër/ Shpërthen bombola e gazit, përfshihen nga flakët dy apartamente (Video)

Share your love

Dy hyrje pallati janë përfshirë nga flakët në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen Zdrale, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëse. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.  

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share your love