Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:55, në lagjen “Guerrile”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. B., 36 vjeç, dhe banesa është djegur pothuajse plotësisht. Në banesë, në momentin e rënies së zjarrit, nuk ka patur njerëz.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.