Shkodër/ Shembet ura e Rragamit, 300 banorë të izoluar! Mbetën të bllokuar për rreth disa orë edhe dy turistë të huaj që vizitonin zonën…

Shpërndaje

Ura e fshatit Rragam në Shkodër është shembur prej dy netësh, duke izoluar 300 banorë të Rragamit e fshatrave të tjera në njësinë Guri i Zi.

Të bllokuar për disa orë mbeten këtë të enjte dhe turistët gjermanë që vizitonin zonën.

“Ne kemi mbetur të bllokuar për dy ditë. Është hera e parë që ne vijmë në Shqipëri.  Njerëzit këtu janë shumë miqësore. Ura është thyer ne duhet të kthehemi në Gjermani, kemi punë për të bërë. Është pak vështirë me një makinë të vjetër që kemi ne. Kështu që kemi mbetur të bllokuar dhe nuk mund të shkojmë në shtëpi.

Unë jam nga Gjermania. Ne jemi udhëtare dhe kemi mbetur të bllokuar këtu që nga e marta. Ne kaluam në atë urë dhe brenda pak orësh ajo urë u rrëzua. Është dashur të flemë këtu përgjatë natës”, shprehet një turist tjetër”, u shprehen turistët.

Banorët kërkojnë ndërtimin e urës së re nga bashkia, ndërsa me kontributin e tyre kanë nisur hapjen e një rruge provizore për tu lidhur me Shkodrën.

Shpërndaje