Shkodër/ Në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale, u arrestua në flagrancë një shtetas dhe ndiqet në gjëndje të lirë një tjetër.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike në formë çokollate, Cannabis Sativa.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Shkodër, në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale dhe informacionit të marrë në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.
Forcat policore kanë ushtruar kontroll në ambjentet e një bar kafeje, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, pikërisht tek pjesa e banakut, në raftin e pijeve është gjetur një qese me material në formë cokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gr. dhe një peshore elektronike, për të cilën është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur, si dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë veprimeve të mëtejshme, shtetasit K. G., 25 vjeç, banues në Shkodër, i është gjetur në aparatin e tij celular një faqe web-i, e dyshuar si faqe sportive për lloto, i cili ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.