Gjatë këtij viti interesi për kontrollin shëndetësor falas në është rritur. Në këto 10 muaj, check- up është kryer në masën 97% në Shkodër, thotë Lindita Haxhija , drejtore e Shëndetit Parësor në rajonin Shkodër .
Check-up-i është i nevojshëm për t’u realizura, pasi me anë të tij po zbulohen një sërë sëmundjesh tek grupmosha 35-70 vjeç.
Kontrollet mjekësore prej disa viteve kryhen falas në qarkun Shkodër . Ato realizohen për grupmoshat 35-70 vjeç, thuajse në çdo qendër shëndetësore, ndërsa në çdo rast tjetër është makina lëvizëse që shkon edhe në fshatrat më të largët.