Shkodër/ Rreth 350 punonjës fasonerie protestë para Zyrës së Punës…

Shpërndaje

Rreth 350 punonjës të fasonerisë “Bela Dor” në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm mësynë në drejtorinë e  Zyrës së Punës.

Punonjësit në fjalë janë larguar nga puna që nga data 12 mars dhe kërkojnë asistencën sociale e cila i takon me ligj.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga aplikimi për të dalur në asistencë atyre akoma nuk i është aprovuar.

Ato janë prituar nga drejtuesja e Zyres së Punës, Rozafa Zmijani e cila i ka sqaruar dhe i ka kërkuar tre ditë kohë për zgjidhjen e këtij ngerçi./RealitetiPost/

Shpërndaje