Shkoder/ Romët ndjehen të lënë në harresë. Problem vijon të jetë strehimi dhe mungesa e punësimit…

Shpërndaje

Vështirësitë me të cilën përballet komuniteti rom në Shkodër janë të shumta.

Mungesa e një banese,  kushtet e vështira ekonomike bëjnë që çdo ditë femijë, por edhe gra të  komuniteti  rom dalin rrugëve të qytetit  të Shkodrës duke kërkuar lëmoshë.

Por, përveç qytetit, pjestarë të këtij komuniteti janë të pranishëm edhe në pikën kufitare të Muriqanit, kryesisht gjatë fundjavave, kur edhe fluksi i lëvizjeve është më i lartë.

Radhët që krijohen nga automjetet shfrytezohen për grumbullimin e parave nga romët, të cilët lypin përgjatë këtij aksi.

Në Shkodër mesohet se të deklaruar që jetojnë janë 423 banorё romë, ndërsa shumica e tyre janë të pa regjistruar.

 Problem për ta vijon të jetë strehimi dhe mungesa e punësimit.

Shpërndaje