Prej disa ditësh ka përfunduar një pjesë e rrugës në lagjen Qafë në Bashkinë Shkodër ose siç quhet ndryshe rruga e Shtëpisë së Pritjes.
Kjo rrugë në të cilën nuk është investuar prej shumë vitesh pritet t’i japë një zhvillim kësaj zone e cila është një zonë historike dhe turistike.
Në këtë segment është ndërhyrë me shtrimin e çakullit dhe hedhjen e asfaltit.
Bashkia Shkodër ka ndërhyrë me një projekt për lidhjen e Kodrave të Tepes me parkun arkeologjik të kalasë Rozafa. Ndërsa ky investim pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm sa i takon lëvizshmërisë së mjeteve motorike dhe këmbësorëve por edhe mundëson zhvillimin e aktivitetit turistik.