Shkodër/ Revolta e 14 janarit, flasin organizatorët Gjergj Livadhi e Apollon Haxhi…VIDEO

Shpërndaje

Në paraditen e datës 14 janar të vitit 1990-të, me mijëra banorë të qytetit të Shkodrës u grumbulluan në qendër të qytetit dhe për disa orë zhvilluan një tubim proteste në heshtje, i cili synonte rrëzimin e monumentit të Stalinit që ndodhej në një nga lulishtet e shesheve kryesore të Shkodrës. 32 vite nga kjo ngjarje Gjergj Livadhi njëri nga organizatorët kryeso të kësaj revolte tregon se një natë më parë ai sëbashku me Dedë Kasnecin dhe Flamur Elbasanin u arrestuan nga forcat speciale të ardhura nga Tirana

Livadhi është i bindur që Sigurimi kishte rënë në gjurmët e tyre dhe i ndiqte kudo, por si duket ata nuk na arrestuan që në fillim, pasi kërkonin të zbulonin të gjithë pjestarët e grupit dhe të mësonin se çfarë kishim vendosur ne për të bërë.

Duke parë përcarjen e opozitës këtë vit shoqata e 14 Janarit e ka parë të arsyeshme që të mos zhvillojë ceremoni përkujtimore sikunder vitet e tjera për të mos krijuar përplasje mes vetë demokratëve shkodranë shprehet Livadhi.

Kreu i Shoqatës 14 Janari Apollon Haxhi rrëfen pas 32 vitesh tmerrin që u përjetua asokohe nga regjimi komunist.

Ajo demonstratë masive, e cila shënonte dhe protestën e parë antikomuniste pas më shumë se gjysmë shekulli të sundimit të regjimit të Enver Hoxhës, bëri bujë të madhe brenda e jashtë vendit, duke u komentuar edhe nga shumë stacione të huaja televizive nga më prestigjiozët si ROJTER, RAI, BBC dhe Zëri i Amerikës.

Shpërndaje