Shkodër rasti i dytë me grip shpendësh/ Një tjetër fermë oborri në Sukadajç, ngordhën 60 pula…

Shpërndaje

Një tjetër rast është vërtetuar me grip shpendësh në Shkodër. Analizat janë dërguar në Tiranë dhe pas ardhjes së përgjigjeve u vërtetua se ngordhja e tyre erdhi si shkak i gripit të shpendëve. Edhe kjo fermë ndodhet në Sukadajç dhe po mbahen protokollet e nevojshme.

Kanë ngordhur 60 pula, dhe shërbimi veteriner ka bërë groposjen dhe dezinfektimin e zonës.Në harkun kohor të 1 jave ky është rasti i dytë i konfirmuar me grip shpendësh në Shkodër.

Një ditë më parë u publikua rasti i parë po në të njejtën zonë ku 70 pula ngordhën si shkak i gripit të shpendëve, ndërsa tashmë në një tjetër fermë oborri kanë ngordhur 60 pula.

Shpërndaje