Shkodër, Rama: Benet Beci kandidon për ngjyrat Kuq e Zi, jo për blu e mavi…

Shpërndaje

“Benet Beci kandidon për ngjyrat Kuq e Zi në Shkodër, jo për blu e mavi”. Kështu ka e përkufizuar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kandidimin e Benet Becit për kryebashkiak në Shkodër, gjatë një takimi me qytetarët e qytetit më të madh verior, në mbylljet të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Mbyllja në ditët e fundit të fushatës së zgjedhjeve në Shkodër, duket se është edhe një mesah politik i kreut të qeverisë, për sfidën më picante të këtyre zgjedhjeve që është bashkia e Shkodrës.

Sipas Ramës, kandidati i PS-së Beci është kandidati më i mirë për Shkodrën sepse fokusohet jo në ndarjet partiake, por vetëm në punën që duhet bërë për të mirën e bashkisë dhe të gjithë Shkodrës.

Sipas tij, Sali Berisha ndihet xheloz për faktin që Benet Beci kandidon nën siglën e Partisë Socialiste.

“S’kam menduar se do e gjenim një kandidat më ideal që të ketë punuar edhe me atë tjetrin. Unë i kam vlerësuar punën. Në atë lloj xhungle, ka qenë ndër të paktit që dilte në pah. Beneti duket i urtë, por në TV ka pas bërë debate edhe kundër nesh. Kjo për mua nuk përbënte problem sepse Beneti kishte treguar se ishte njeriu i duhur për ta menaxhuar Fondin Kombëtar të Zhvillimit. As ngjyra blu as ajo mavi nuk e ka udhëhequr kurrë Benetin në punën e vetë. Beneti është kuq e zi, as blu as mavi. Shkodra duhet të votojë Kuq e Zi këtë herë. Ata, të djathtët, duhet të shohin sa xheloz është bërë Berisha për Benetin, sikur i kemi marrë të dashurën. Më tha Beneti se është shumë i shqetësuar doktori. I thashë unë punoj 1 jetë për ta shqetësuar doktorin. I thashë, thuaj që të ka kapur ambicia për Shkodrën, për ta bërë siç ne kemi bërë Vlorën, Durrësin”- deklaroi Rama.

Sipas Ramës, në Vlorë vetëm pak vite më parë, nuk ndalonte njeri, nuk kishe ku të rrije, nuk kishte hotele, ndërsa sot Vlora ka turistë në dimër dhe në verë.

“Nëse ne na jepet mundësia që të bëjmë projektin e hyrjes së Shkodrës, të kompleksit turistik me marinën, amfiteatrin, si dhe projektin nga Zogaj në Shirokë, që është pjesë e programit, do ta kenë zili Shkodrën.”- tha Rama.

Sipas tij, janë dy programe të mëdha investimesh, të cilat nëse zgjidhet Beneti do të bëhen shumë më shpejt, por nëse vazhdohet po njësoj, do të vijojë të vonohet zhvillimi dhe ekonomia.

“Më 14 maj, atyre që nuk mbushin fare, nuk duan të dëgjojnë, u them rrini në shtëpi. Gjithë kjo luftë të madhe, 30 e ca vite si me qenë Kalaja e Krujës që nuk i dorëzohet turqve, e bëtë që të dilni të votoni Liken. Sepse atë keni aty, pasi Berishës i ka humbur vula. Demokrat që do të shkojnë atje, për inatin tim, për inatin tonë dhe për inat të të ardhmes, thonë “Bashkë Fitojmë”, me Like floririn. Ju siguroj se do të çohen të gjithë shpirtrat e atyre që kanë ikur në botën tjetër, me plagët nga torturat, e do të thonë, ‘o nipa e mbesa’ a jeni në vete? Përse me Liken do të luftoni komunizmin ju, që as nuk ekziston më? Familja duhet t’i thotë, rri tani, çaj, limon e filma. Fola për Vaun e Dejës dhe mu kujtua Zef Hila, me diplomë në Turqi që nuk di asnjë fjalë në turqisht. Merhaba Zef nga Shkodra”.- theksoi Rama.

Shpërndaje