Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër…

Shpërndaje

DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. M., 59 vjeç, L. L., 51 vjeç dhe G. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në 2 automjetet me të cilat lëviznin, u gjetën në total, 47 kg duhan i grirë, për prodhimin dhe shitjen e të cilit, këta shtetas nuk ishin të licencuar.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 40 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi në fshatin Pulaj Plazh, u konstatua duke bërë punime ndërtimi, në tejkalim të lejes përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau Dejes shpallën në kërkim shtetasin D. D., 60 vjeç, pasi në fshatin Vig, ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke dhe është shkaktuar ndotje e mjedisit. Vijon puna për kapjen e 60-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje