Shkodër/ Procedohen 6 shtetas për kontrabandë duhani…

Shkodër

Goditen 4 raste të tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë.

Sekuestrohen sasi duhani dhe cigaresh të llojeve të ndryshme, procedohen penalisht 6 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në zbatim të planit të masave “Kundër informalitetit në tregtimin e mallrave me akcizë dhe mallrat e tjera, hidrokarbureve, aktivitetit të paligjshëm të depove farmaceutike dhe laboratorëve mjekësorë”, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u proceduan penalisht shtetasit:

  • K. S., 30 vjeç dhe A. M., 44 vjeçe, të dy banues në Shtoj i Ri, Shkodër, Sh. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, J. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu“, Shkodër, F. E., 62 vjeç, banues në fshatin Spathar, Shkodër dhe P. V. 59 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanë”, “Fshehja e të ardhurave“, “Moslëshimi i kuponit tatimor“, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore“ dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Sëhrbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në kioskën në pronësi të shtetases A. M., kanë kapur në flagrancë shtetasin K. S., duke tregtuar duhan të grirë dhe cigare (puro) të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet me drejtues shtetasit Sh. K., P. V. dhe F. E., shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi duhani, cigare të llojeve të ndryshme dhe materiale për paketimin e duhanit, pa dokumentacionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 10 kilogramë duhan i grirë, dhjetëra pako me cigare të llojeve të ndryshme dhe materiale për paketimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.