Në zbatim të Urdhërit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nr.633, dt.17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimit në vende të mbyllura dhe të hapura”, Prefektja e Qarkut Shkodër, zj.Majlinda Angoni mblodhi Task-Forcën anticovid.
Në cilësinë e Kryetarit të Task-Forcës vendore anticovid, Prefektja Angoni, urdhëroj drejtuesit e institucioneve, anëtare të Task-Forcës të shtrëngojnë masat ndaj të gjithë subjekteve dhe institucione/bashkive nē zbatim të urdhërit.
“Të koordinohet puna e inspektoriateve dhe institucioneve.Shtoni kontrollet në terren.” – u shpreh Angoni.
Në këtë kuadēr, Institucioni i Prefektit ka ngritur një grup pune i cili do monitorojë në terren, veprimtarinë e institucioneve dhe inspektoriateve në zbatim të këtyre urdhëriave dhe protokolleve anticovid.
Ne përmbyllje të takimit u diskutua mbi urdhërin, nr.80, dt.17.11.2020 i Departamentit të Administratës Publike që përcakton qartë rregullat bazë të funksionimit të gjitha institucioneve në respektim të masave anticovid.