Teksa vendi përballet me një situatë të rënduar nga panedmia e Covid-19.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin e rregullave të vetëkarantinimit.
Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja.
Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
Ndërkohë, policia e Shkodrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit humbën jetën dy pacientë, ndërsa rezultuan pozitivë 68 persona.