DVP Shkodër
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
N. F., 40 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
Xh. Th., 48 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Po nga këta specialistë janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Rr. Sh., 29 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me motomjetin që drejtohej nga një shtetas i mitur, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shpallur në kërkim shtetasin A. Th., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ky kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, në subjektin në pronësi të tij.
Po nga këta specialistë janë referuar materialet në Prokurori dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sepse në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kongresi Përmetit”, Shkodër, një shtetas i paidentifikuar ka dëmtuar xhamin e derës së pasme të automjetit në pronësi të shtetasit B. G.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në fshatin Bogiç, Malësi e Madhe, pasi ka kryer lidhje të paligjshme elektrike në banesën e tij.
Gjithashtu, në vijim të informacionit paraprak të datës 17.07.2023, që bënte fjalë për gjetjen e një shtetasi të pajetë, afër një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, bëjmë me dije se pas identifikimit ka rezultuar se viktima është shtetasi A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe. Punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.