Shkodër/ Plagosi biznesmenin Vataksi në 2018, arrestohet 45 vjeçari…

Shpërndaje

Shkodër/ Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Shkodër u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. L., 45 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr. 466, datë 08.05.2018, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje