Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Liria”, pranë urës së bunës.
Burime për RealitetiPost bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Çerçiz Veziri 28 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Shkodres dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen akoma shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën hetimet përkatëse./RealitetiPost/