Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Perash të Shkodrës. I plagosuri i cili është një 30 vjeçar është dërguar në spitalin e shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin i cili është një 20 vjeçar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkoder/Informacion Paraprak
Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.
Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.