U përkujtua sot në Shkodër Dita e Shiritit të Zi ose ndryshe Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, e cila zhvillohet në 23 gusht.
Kryetari mbarëkombëtar i të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni u shpreh se nuk është bërë asgjë për zbulimin e krimeve të komunizmit. Ndërsa shtoi se politika prej 31 vitesh po mban pa i hapur dosjet e sigurimit.
Kryetari i shoqatës së të përndjekurve në Shkodër Zenel Drangu tha se deri tani autorët e krimeve të komunizmit nuk janë dënuar.
Në kuadër të kësaj dite u mbajtën homazhe në memorialin e krimeve te komunizmit para bashkisë ndërsa morën pjesë në këtë aktivitet ish të persekutuar, përfaqësues të politikës dhe të klerit.
Në këtë ditë ndërkombëtare përkujtohen viktimat e ideologjive të sistemeve totalitare, specifikisht regjimeve komuniste si stalinizmi, nazizmi dhe fashizmi.