U fal xhumaja në përkujtim të 30 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit
Ditën e xhuma, më 13 nëntor 2020, në përkujtim të 30 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, ditës së paharruar të 16 nëntorit 1990, Myftinia Shkodër organizoi faljen e xhumasë përkujtimore të kësaj dite në xhaminë e Plumbit.
Besimtarë të shumtë të ardhur enkas për të falur xhumanë përkujtimore në xhaminë e Plumbit, dëshmonin me praninë e tyre, madhështinë e besimit dhe triumfit të besimit në Zot ndaj çdolloj përpjekjeje për t’i larguar njerëzit nga besimi dhe feja.
Hytbeja e kësaj xhumaje u mbajt nga kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.