Policia e Shkodrës përkujtoi këtë të Enjte 109-vjetorin e Policisë së Shtetit. Për drejtuesin e policisë vendore Shkodër Hamdi Fjora 13 janari është një ditë e rëndësishme për policinë e Shtetit
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtues të pushtetit vendor por nuk munguan as familjarët e policive të rënë në krye të detyrës.
Në fjalën e saj prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni u shpreh se e sotmja është një ditë e vecantë jo vetëm për policinë por për të gjithë qytetarët për misionin që ka kjo sttrukturë në mbrojtjen e sigurinë e rendit.
Gjatë këtij takimi, drejtori Hamdi Fjora vlerësoi me certifikata mirënjohje disa policë prej efektivëve të policisë së Shkodres