Shkodër/ Pasioni dhe kujdesi për zogjtë/ 49-vjecari, që në fëmijëri i përkushtuar pas zogjve…

Shpërndaje

Nga një dhomë e kësaj shtëpie, dalin tinguj nga më të veçantë nga kanarinat e gardelinat të cilat 49 vjeçari shkodran, Agron Kastrati i ushqen çdo ditë dhe përkujdeset për to duke i kushtuar 2 deri në 3 orë çdo fundjavë për të bërë pastrimin e kafazëve ndërsa për ti ushqyer ai thotë se i nevojiten rreth 30 minuta në ditë.

Kur ai ishte në moshën 9 vjeçare xhaxhai do ti dhuronte një gardelinë nga e cila lindi pasioni dhe dëshira që në vazhdimësi ti përkushtohej zogjve. Përveç pasionit dhe kujdesit 49 vjeçari merret edhe me mbarështimin e zogjve për të ruajtur larminë e tyre që nuk mund të rriten siç duhet në kushte natyrore. Vëtë natyra është e egër thotë 49 vjeçari ndaj rritja e tyre në të tilla kushte është më e përshtatëshme në kafaz. Në shtëpinë e tij ai ka mbi 30 zogj të dy llojeve gardelina dhe kanarina ku më e vjetra gardelinë është e moshës 10 vjeçare.

5 prilli është caktuar si dita simbolike e zogjve , gjatë të cilës të apasionuarit pas tyre japin kontributin modest për mbrojtjen e zogjve dhe shpendëve në përgjithësi, duke vendosur fole apo edhe ushqime sidomos në ato zona ku dimri ikën shumë vonë dhe ushqimi në natyrë është pothuajse i mbaruar.

Shpërndaje