Kriza e paralajmëruar energjitike botërore ka rikthyer në vëmendje menaxhimin e energjisë elektrike! Oshee rajoni verior ditët e fundit ka intensifikuar kontrollet, me qëllim ndalimin e vjedhjes dhe shpërdorimit të energjisë. Aktulalisht po veprojnë në terren disa grupe pune. Sipas drejtorit të Oshee rajoni verior, Armando Zhuka, vetëm në javën që lam pas, janë proceduar 38 abonentë, familjarë edhe biznese, ku janë konstatuar vjedhje të energjisë.
Krahas uljes së humbjeve në rrjet, Zhuka thote se në prag të stinës së ftohtë, puna do të përqëndrohet edhe tek përmirësimi i furnizimit me energji elektrike! Sfidë mbeten gjatë dimrit zona e Thethit dhe ajo e Lëpushes! Ndonëse sipas drejtorit, ndërprerjet e energjisë elektrike nuk kanë zgjatur me shumë se 24 ore.
I pyetur nëse rritja e pritshme e çmimit të energjisë elektrike, veçanarisht tek bizneset e mëdha, mund të nxisë abuzimet duke ndikuar tek faturimet, Zhuka thotë se nuk ka asnjë informacion zyrtar për rritje të cmimit!/RtshShkodra/