Bashkia Shkodër në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity Albania sot në ambientet e shkollës “Edit Durham” Shkodër ofrojnë mbështeteje me paketa veshmbathje për 500 fëmijë të familjeve në vështirësi social – ekonomike të Bashkisë Shkodër.
Kjo mbështetje ka si qëllim përmirësimin e kushteve social-ekonomike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për familjet në vështirësi social ekonomike të Bashkisë Shkodër.