Shkodër/ Një vit nga nisja e vaksinimit anti-Covid 19, asnjë efekt negativ tek të moshuarit…

Shpërndaje

Gjergj Prevazi dhe Hedije Çaushi janë dy të moshuar të cilët çelën fushatën e vaksinimit. Tashmë ata kanë marrë në ambjentet e Shtëpisë së të Moshuarve të tre dozat e vaksinës, e në rast se ekspertët e shohin të arsyeshme mund të aplikojnë edhe dozen e katërt. Gjatë këtij viti nuk kanë patur asnjë problem shëndetësor.

Titullari i këtij institucioni, Fatjon Hoxha thotë se aplikimi i dozave ishte i nevojshëm pasi këta të moshuar janë pjesë e një rrisku të lartë infektimesh.

Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër nuk ka patur asnjë rast infektimi me Covid 19. Gjatë këtij viti 62 të moshuarit, banorë rezidentë aty, kanë marrë tre dozat e vaksinës anti-Covid si dhe vaksinën e gripit.

Shpërndaje