Në vijim të punës për lirimin e hapësirave publike, në fokusin e Policisë Bashkiake janë tashmë edhe parkimet e rezervuara. Sot ka filluar verifikimi i kontratave, rregullsia e tabelave dhe sinjalistika horizontale, e cila duhet të jetë sipas gjurmës në kontratë.
Po proçedohet me Akt Kontrolle ndaj të gjitha atyre subjekteve që janë në shkelje të kontratave, me masa administrative gjobë në rastet kur kanë zënë dhe kthyer në parkim të rezervuar parkimet publike, si dhe po bëhet vijëzimi dhe kthimin në parkim publik, për të gjitha rastet e konstatuara me shkelje.