Drejtuesja politike e PS Shkoder, deputetja Edona Bilali per mes nje statusi ne facebook ka dhene lajmin per nisjen e punes per rikualifikimin e plote te Qendres se Kontrollit Teknik te Mjeteve Rrugore Shkoder.
STATUSI I PLOTE:
Nisi puna edhe për rikualifikimin e plotë të Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore, të DRSHTRR Shkodër, ku ndërhyrja do të jetë në objekt dhe në të gjithë sheshin funksional. Investim i DPSHTRR me fondet e vetëfinancimit!
Sip. totale 4900 m2
Sip. objekti 1045 m2
Ndërhyrjet në QKT (Kolaudimi):
• Rikonceptim i organizimit të marrjes së shërbimit në kapanon;
• Lyerje godinës brenda dhe jashtë;
• Hidroizolim tarrace;
• Dyer/dritare të reja;
• Shtrim i ri me pllaka dhe shtresat speciale për KT;
• Tualete të reja, instalime, pajisje h.sanitare;
• Rikonceptim dhe unifikim i fasadës, brandim;
• Rikonstruksioni i ambjenteve të pritjes, zyrave dhe magazinimit;
• Sinjalistikë e nevojshme orientuese.
Ndërhyrjet në sheshin e jashtëm funksional:
• Rikonceptim i sheshit funksional;
• Riorganizim i qarkullimit të mjeteve me sinjalistikë horizontale dhe vertikale;
• Displinim i ujrave sipërfaqësore;
• Riorganizim i parkimit të automjeteve që marrin shërbim;
• Vendpushime me sipërfaqe të gjelbra dhe bimësi;
• Ndriçimi i sheshit;
• Ndërtim i vendqendrimit të rojes.
Vijon puna për optimizimet logjistike e informatike të linjës së kontrollit!