Në bashkinë Shkodër ka nisur procesi i primareve të Berishës. Aty nuk ka surpriza pasi i vetmi kandidat është kryebashkiaku Bardh Spahia.
Janë 4000 anëtarë të thirrur për të votuar në këtë proces. Edhe në Bashkinë Vau Dejes ka nisur procesi i votimit. Në garë janë deputeti Zef Hila, dhe kandidati Kole Shaben.
Të thirrur për votime në procesin e primareve për bashkinë Vau Dejes janë 1774 anëtarë të kësaj force politike.