Një ngrohës i cili mori flakë diten e sotme në lagjen Rus të Shkodres, rrezikoi një familje dhe krejt pallatin.
Deshmitarë tregojnë se ishin banorët e lagjes të cilët me batanije, bënë të mundur shuarjen e zjarrit, pasi edhe pse forcat zjarrfikse ishin lajmëruar, ato nuk kanë mundur të ndërhyjnë si shkak i rrugës së bllokuar nga ndërtimet.
Problemi i rrugicave ku zjarrfikset nuk mund të kalojnë në qytetin e Shkodres janë të shumta, si shkak i ndertime pa kriter. Edhe pse shpeshherë ky problem është bërë kronika lajmesh, institucionet përkatëse nuk kanë marrur asnjë masë./RealitetiPost/