Shkodra njihet si qyteti i biçikletave , shumë qytetarë e zgjedhin biçikletën si një mënyrë alternative ndaj përdorimit të makinës, por edhe për një stil jetese më të shëndetshëm.
Megjithatë, vitet e fundit numërohen shumë aksidente ku mjetet godasin perdoruesit e bicikletave , me pasoja shumë të rënda, deri edhe në humbje jete.
Problemi kryesor për përdoruesit e bicikletave , mbeten makinat që i bllokojnë korsite e tyre dhe kjo I detyron i detyron ato të futen vazhdimisht në korsitë e automjeteve në lëvizje, duke rrezikuar aksidente. Qytetaret shprehen te shqetesuar per kete problematike e cila nuk po gjene zgjidhje prej shume kohesh. Një tjetër problem, mbeten dhe mungesa e parkingjeve të dedikuara, ndaj shpehere vendparkimi për biçikletat mbeten pemët ose shtyllat e ndriçimit.