Ne Shkoder prej javesh mungon medikamenti i metadonit. Organizata Aksion Plus e ofron kete sherbim per 35 persona qe jane nen varesi te lendeve narkotike. Keta te fundit tregojne se mungesa e metadonit ka shkaktuar pasoja te medha, mbi te gjitha dhimbje te padurueshme
Disa prej tyre i jane rikthyer serish konsumimit te heroines pasi dhimbjet jane te paperballueshme.
Me histori te ndryshme, por qe i bashkon i njejti refren, nevoje per metadon, keta persona apelojne drejt institucioneve qe te rikthejne metadonin ne Shkoder, si e vemtja mundesi per te mbajtur nen kontroll varesine qe kane.Te kontaktuar personat pergjegjes qe ofrojne kete sherbim thone se metadoni ka ardhur prane Ministrise se Shendetesise dhe ndodhet ne magazine, eshte ceshtje kohe rikthimi i tij ne qendrat qe mungon, mes tyre edhe Shkoder..