Shkodër/ Moti shkakton dëme në rrjetin elektrik, lëndohen gjatë punës dy elektricistë…

0
420

Moti i trazuar që ka përfshirë vendin ka shkaktuar defekte dhe avari në rrjetin elektrik duke lënë disa zona pa energji elektrike. Zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli.

Gjatë punës kanë mbetur të plagosur dy elektricistë të OSSH Shkodër. Teksa punon në pika të ndryshme për riparimin e defektit, njëri në Tarabosh dhe tjetri në Balldren, ata kanë pësuar lëndime gjatë punës.

Dy elektricistët kanë marrë lëndime në këmbë dhe kokë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në terren janë angazhuar rreth 1600  punonjës prej mbrëmjes së djeshme, duke punuar për riparimin e rrjetit elektrik. Deri tani janë riparuar 80 % e avarive në linjat elektrike në vend, ndërsa rrjeti që furnizon spitalet dhe hidrovoret janë që të gjithë në gjendje pune.

PËRGJIGJU