Shkodër/ Mine me telekomandë drejtoreshës së operatorit të kujdesit shendetësor…

Nje sasi tritoli eshte vendosur ne gomen e pare te nje mjeti ne afersi te drejtorise se shendetit publik. Lenda plasese u shperthye me telekomandim nga forcat xhenio, teksa dyshohet se u vendos nga nje person me motor.

Kamerat e sigurise kane fiksuar momentin e vendosjes se lendes plasese.

Mesohet se lenda plasese u vendos prane automjetit te drejtores se operatorit te kujdesit shendetesor, Suida Kuka. Nderkohe, nuk ka te lenduar nga ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesëNë vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.