Shkodër/ Merr fund problemi i tregtarëve të Zdrales. Myftinia dhe Bashkia nisin punën për tregun e ri…

Shpërndaje

Merr fund problemi i tregtareve te Zdrales.

Bashkia Shkoder dhe Myftinia e ketij qyteti kane arritur marreveshjen qe ai te ndertohet ne truallin e komunitetit mysliman pikerisht ne zonen e Zdrales.

Tregu i ri do te kete kete pamje qe shifni ne foton e siguruar nga Realiteti Post. Punimet kane nisur dhe parashikohet qe ato te permbyllen brenda 1 muaji.

Tregu i ri qe do te jete ne dispozicion te tregtareve ambulant do te kete nje hapesire te ndare qe parashikohet te akomodohen 65 tregtare.

Ai do te kete te gjitha standartet e kerkuara, duke zgjidhur jo vetem problemin e tregtimit ne cdo stine te vitit, por edhe kushtet higjeno – sanitare.

Me perfundimin e tij tregtaret do te lidhin kontratat e tyre me bashkine dhe myftinine, e gjithashtu duke u regjistruar ne institucionet perkatese, per te mos vijuar me qe te shesin ne menyre informale./RealtetiPost/

Shpërndaje