Shkodra pritet që të pësojë një goditje të fortë ekonomike ashtu si shumë qytete të tjera që prej turizmit kanë të ardhura të konsiderueshme. Drejtori i zyrës së turizmit në bashkinë Shkodër Gentian Mema shprehet se tashmë janë anulluar prenotimet në zonat më të kërkuara turistike.
Në rast se kufijtë mund të hapen në vazhdim të paktën për turizmin, një shpresë e vogël mbetet në plazhin e Velipojës që mund të frekuentohet nga pushuesit e huaj.
Fakti që këshilli bashkiak i Shkodrës nuk miratoi propozimin e bashkisë lidhur me shtyrjen e tarfiave dhe taksave për bizneset është një rëndesë edhe më e madhe ekonomike edhe në sektorin e turizmit thotë drejtori Mema.
Gjendja e fatkqësisë natyrore në Shqipëri u shty të paktën deri më 23 qershor gjë e cila nuk lejon hapjen e operatorëve turistik siç do të dëshironin duke bërë që një pjesë e tyre të rrezikojnë edhe falimentimin.